Lejuan sulmin e institucioneve, qeveria braziliane shkarkon krerët e policisë

12.01.2023 11:58

Qeveria braziliane ka shkarkuar të gjithë krerët e policisë....

Qeveria braziliane ka shkarkuar të gjithë krerët e policisë që lejuan me sulmin ndaj institucioneve kryesore të vendit nga mbështetësit e ish-presidentit Bolsonaro.

Në objektivin e Ministrisë së Drejtësisë është në veçanti përgjegjësi i Sigurisë Publike Anderson Torres, i cili kishte marrë drejtimin e dikasterit në 2 janarin e kaluar, dhe një ditë më pas kishte ndryshuar të gjithë krerët e policisë pa i zëvendësuar ato, duke lënë pa drejtim forcat e policisë që u treguan të pafuqishme për të organizuar një mbrojtje efektive të institucioneve që u sulmuan nga mijëra mbështetës të së djathtës.