Anulimi i bisedimeve me Azerbajxhanin, Rusia fajëson Armeninë

12.01.2023 12:45

Rusia ka fajësuar Armeninë...

Rusia ka fajësuar Armeninë për prishjen e bisedimeve të paqes me Azerbajxhanin për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabukut.

Në deklaratën e lëshuar të enjten, Rusia i bëri thirrje Jerevanit që të kthehet në tavolinën e bisedimeve.

“Është vështirë të vlerësohet pozicioni i Jerevanit kur deklaratat e tyre zyrtare dallojnë shumë . Vendimi për t’u tërhequr nga bisedimet e paqes, që ishin paraparë të mbaheshin në dhjetorin e kaluar në Moskë, na pengon që të diskutojmë për një traktat të paqes. Nëse partnerët tanë armenë janë vërtetë të interesuar për të zgjidhur këto probleme, atëherë në vend se të merren me skolastikë, është e nevojshme të vazhdojmë të punojmë së bashku”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Kjo është përplasja e fundit mes këtyre dy shteteve aleate sa i përket konfliktit për Nagorno-Karabak.

Armenia dhe Azerbajxhani për muaj të tërë kanë zhvilluar bisedime me qëllim që të arrijnë një marrëveshje të paqes për Nagorno-Karabakun, një rajon i shkëputur që njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por që është shtëpi kryesisht e armenëve etnikë.

Armenia akuzon  Azerbajxhanin se nuk po i përmbahet marrëveshjes.