Kaliforni, shumë të vdekur, një stuhi edhe më e madhe po vjen
12.01.2023 13:15
Nuk ka të ndalur furia e motit në Kaliforni....

Nuk ka të ndalur furia e motit në Kaliforni. Stuhitë e fuqishme vazhdojnë teksa parashikimet për ditët në vijim, janë të zymta.
Të paktën 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e fenomenit të njohur si “lum atmosferik”, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet.
Shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar përmbytje të mëdha, mbylljen e rrugëve të rëndësishme, kanë shkulur pemë, ndërsa vërshimi i ujit ka marrë me vete makina, bashkë me shoferë e pasagjerë brenda. Mbi 50 mijë banorë kanë marrë urdhër evakuimi, ndërsa mbi 110 mijë banesa dhe biznese janë pa energji elektrike.
