Botë
Lufta në Urkainë, shumë qytete nën sulm, Rusia rekruton ushtarë
12.01.2023 14:40
Autoritetet ukrainase paralajmërojnë për sulme masive ajrore dhe raketore në të gjithë territorin e Ukrainës....

Autoritetet ukrainase paralajmërojnë për sulme masive ajrore dhe raketore në të gjithë territorin e Ukrainës.
Beteja më e ashpër që nga fillimi i luftës, po zhvillohet në Soledar. Moska ka pushtuar edhe një pjesë të madhe të qytetit fqinj Bakhmut. Predhat ruse goditën, gjithashtu vendbanimet në Luhansk, Kharkiv verilindor, Sumy dhe Zaporozhjen juglindore. Por, rreziku për sulme ajrore ekziston për të gjithë Ukrainën.
Rusia po dërgon një valë të re ushtarësh shumë të trajnuar, rekrutimi po bëhet në Krime, alarmon Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase. Autoritetet e Kievit e cilësuan situatën si shumë të vështirë dhe njoftuan se po dërgojnë përforcime për të rifituar territoret e humbura.
