Maqedoni

Spasovski: Qeveria nuk do të rrëzohet me një shumicë të re

12.01.2023 15:47

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski është i bindur se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë....

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski është i bindur se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë. Duke komentuar kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha se qeveria aktuale do të vazhdojë punën deri në zgjedhjet e rregullta të vitit 2024 dhe se nuk do të rrëzohet nga një shumicë e re parlamentare.
 
“Kjo qeveri do të mbijetojë deri në vitin 2024 dhe nuk ka nevojë që të bisedojmë për romantizëm të disa politikanëve të cilët në çdo 2-3 muaj ofrojnë shumicë të re parlamentare. Ai që ka shumicë parlamentare, shkon në kuvend dhe e tregon, ashtu që këtu nuk ka dilemë. Ata janë instrumente demokratike, legjitime nuk do t’i komentojë as unë e askush tjetër nga qeveria. Unë e them qëndrimin tim, se kjo qeveri nuk do të rrëzohet nga një shumicë e re parlamentare.”, - u shpreh ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
 
Ndërkohë VMRO-DPMNE mban qëndrimin kundër ndryshimeve kushtetuese dhe këmbëngulë për zgjedhje të parakohshme parlamentare teksa akuzon pushtetin për politika të gabuara. Zgjedhjet e rregullta parlamentare duhet të mbahen në vitin 2024.  
 
NAIM RAMADANI
GAZETAR: 
NAIM RAMADANI