Maqedoni

Ndotja e ajrit, Arsovska padit "Titan Usjen", shkel ligjin

12.01.2023 16:35

Ekipet inspektuese të qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së ekologjisë, kanë detektuar se Fabrika e çimentos "Titan Usjen" në Kisella Vodë...

Ekipet inspektuese të qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së ekologjisë, kanë detektuar se Fabrika e çimentos "Titan Usjen" në Kisella Vodë, ka lëshuar sasi më të madhe të grimcave të dëmshme në ajër nga ajo e parapara me ligj. Këto të dhëna i tha kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska me ç’rast paralajmëroi padi penale. Tejkalim të lëshimit të grimcave të dëmshme në ajër janë detektuar edhe në objekte të tjera dhe të njëjtit janë sanksionuar.
 
“Kontrolli tregoi se janë tejkaluar të gjitha parametrat e parapara me ligj që duhet të jenë deri më 50 mikrogram grimca dhe kjo tejkalon në ajrin ambiental për 3 herë më shumë sa i përket grimcave PM.”, - deklaroi  kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
 
Arskovska njoftoi se në vazhdim do të marrin masa konkrete dhe më rigoroze për të parandaluar dhe kontrolluar të gjithë ata që veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe ndotin ajrin. Arsovska apeloi kompanitë që të paraqiten në 30 ditët e ardhshme për të fituar leje ekologjike dhe se nuk do të amnistojë askënd që kryen veprimtari pa leje adekuate. Arsovska tha se qyteti i Shkupit mund të funksionojë edhe pa transport privat dhe paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të fillojë procedurë edhe për sigurimin e autobusëve të ri ekologjik. 
 
“Qyteti i Shkupit mundet edhe pa autobusët privat. Po organizojmë dhe po bëjmë reforma në transportin publik. Do të hymë në procedurë edhe për sigurimin e autobusëve të ri ekologjik për vitin e ardhshëm. Me atë që u thirrën të paraqiten në konkurs si trasnportues dhe të punojnë punën me nder dhe askush nuk u paraqit. Kjo tregon shumë.”, - theksoi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
 
Vitin e kaluar qyteti i Shkupit ka shqiptuar dënime prej 12 deri më 88 mijë euro për persona juridik dhe persona fizik që veprojnë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për ambientin jetësor.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI