Maqedoni

VMRO – DPMNE: Takimi në Tiranë me kërkesë të Kovaçevskit

12.01.2023 17:03

Presidenti Pendarovski nuk është ai që duhet të karakterizojë se cilat parti janë për dhe cilat jo për hyrjen...

Presidenti Pendarovski nuk është ai që duhet të karakterizojë se cilat parti janë për dhe cilat jo për hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian dhe integrimet evropiane. VMRO - DPMNE është kundër kreut të shtetit dhe kryeministrit Kovaçevski. Ai thekson se takimi në Tiranë është realizuar me kërkesë të Kovaçevskit për të shpëtuar karrierën e tij politike.
 
“Është i njëjti që tha se shantazhi nga Bullgaria ishte i keq dhe më pas, si nxënësit e klasës së parë, pranoi gjithçka që i tha LSD për të fituar një mandat tjetër politik.”, - deklaroi Naum Stoilkovski nga VMRO – DPMNE.
 
Kovaçevski: Zgjedhje në afat të rregullt, vitin e ardhshëm
 
E përderisa nga VMRO-DPMNE kërkojnë zgjedhje në maj sepse mendojnë se përbërja aktuale parlamentare nuk ka mandat për ndryshimin e kushtetutës, kryeministri Kovaçevski është i vendosur. Zgjedhjet do të jenë në afat të rregullt vitin e ardhshëm.
 
“Fakti që ai kërkon zgjedhje në maj është në fakt një kompliment për qeverinë sepse ai nuk do zgjedhje në dimër. Ai nuk dëshiron të merret me krizën energjetike dhe nuk dëshiron të merret me krizën ekonomike dhe është një kompliment, sepse ndoshta mendon dhe sigurisht mendon se qeveria po përballet mirë si me krizën ekonomike ashtu edhe me atë energjetike.”, - theksoi kryeministri i RMV- së, Dimitar Kovaçevski.
 
Partitë mbeten në qëndrime të kundërta. Disa për zgjedhje të parakohshme dhe të tjerë me mendimin se kryesimi i OSBE-së dhe procesi i skriningut nuk mund të ndërpritet për shkak të tekave të opozitës.

ADNAN HAJDARI