Ekonomi
Banka Botërore korrigjon parashikimin: Ekonomia e RMV-së këtë vit do të rritet me 2.4%
12.01.2023 17:30
Banka Botërore parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë për 2,4 për qind këtë vit...

Banka Botërore parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë për 2,4 për qind këtë vit, që është 0,7 për qind më pak se projeksioni i publikuar në qershor të vitit të kaluar.
Në raportin e fundit për perspektivat ekonomike globale, banka parashikon se ekonomia e Maqedonisë do të shënojë rritje prej 2,7 për qind vitin e ardhshëm.
Me miratimin e buxhetit për këtë vit, qeveria parashikoi një rritje të ekonomisë prej 2.9 për qind.
