Maqedoni
Parashikimi i motit
13.01.2023 08:47
Mot i vranët do të mbizotërojë në vendin tonë këtë të premte....

Paradite me kushte për mjegull në disa lugina ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjellë një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 12°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, paradite me vranësira të ndryshueshme, pasdite me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në -1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 10°C.
