Botë
SHBA, dhjetra viktima nga tornadot e fuqishme
13.01.2023 09:10
Disa tornado të fuqishme kanë goditur pjesë qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke shkaktuar dhjetëra viktima....

Disa tornado të fuqishme kanë goditur pjesë qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke shkaktuar dhjetëra viktima.
Situata më e rënduar paraqitet në kontenë Autagua në Alabama, aty ku autoritetet janë duke kërkuara në rrënojat e banesave të shkatërruara për të mbijetuar. Dëme të mëdha janë regjistruar dhe në qytetin e Selmës, ndërkohë që në Gorgia është shpallur gjendja e emergjencës. Sipas autoriteteve, tornadot që kaluan në kontetë e Autauga, Chambers, Coosa, Dallas, Elmore e Tallapoosa kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, teksa 30 mijë banesa kanë mbetur pa energji.
