Futboll
Shkëndija humb miqësoren me Pescin hungarez
02.02.2015 19:40
Shkëndija ka pësuar disfatë 0:1 nga Pesci i Hungarisë në ndeshjen e dytë kontrolluese të zhvilluar në Antalia të Turqisë, ku ekipi ‘kuqezi’ qëndron në përgatitje 20-të ditore...

Ndeshja e sotme u zhvillua në mot të vështirë, me erë të fuqishme dhe të rreshura të vazhdueshme të shiut, që kufizoi futbollistët e të dyja skuadrave për të treguar lojë më të mirë në teren.
Në kushte të këtilla rastet para portave respektive ishin minimale, ndërsa goli i vetëm i takimit u shënua në kohën shtesë, kur David Makuvart ishte i saktë nga pika e bardhë.
Shkëndija u kanos e para në minutën e 3-të, mirëpo e majta e Vruçinës nuk shkaktoi problem për portierin e skuadrës hungareze.
Në anën tjetër Pesci kanoset me disa sulme, mirëpo në portën e Shkëndijës i sigurtë shfaqej Jovanovski. Në pjesën e dytë vazhdoi paraqitja e dobët nga të dyja palët, pa ndonjë aksion të rrjedhshëm që do të sillte raste shënimi.
Shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Ardian Kozniku pas një ore lojë ndryshoi komplet formacionin, duke inkuadruar 11-të futbollistë tjerë, mirëpo imazhet në fushë nuk ndryshuan dhe skuadrat sillnin futboll të zbehtë.
Në fund të takimit Pesci kishte rast të avansojë, mirëpo shpëton bukur portieri, Kandikjan. Vetëm disa çaste më vonë pas një tjetër sulmi të hungarezëve Kandikjan shkakton penalti, të cilën me sukses në gol e konverton, Makuvart që i jep Pescit fitoren minimale, njëherit mundëson që Robert Jarni të fitojë duelin me ish-kolegun e tij te përfaqësuesja e Kroacisë, Ardian Koznikun.
Kështu Shkëndija pëson disfatë në përgatitjet në Antali, pas triumfit 3:0 të ditës së premte kundër Altyn Asyr nga Turkmenistani. Futbollistët e Shkëndijës të martën do të kenë mundësi përmirësojnë imazhin e dobët nga dita e sotme, kur përballen me FC Kolkheti nga Gjeorgjia. / kfshkendija.com
KF SHKËNDIJA – PESCI MFC 0:1 (0:0)
Stadiumi në kompleksin sportiv të hotelit ‘Kervansaray Lara’ në Antalia
Arbitër: Slawomir SMACZNY (Poloni)
Arbitra anësor: Tomasz MARCINIAK, Tomasz NIEMIROWSKI (Poloni)
Kartona të verdhë: Kartona të verdhë: Berisha, Bojku dhe Juffo (Shkëndija).
Golashënues: Makuvart 90’ (Pesci)
KF SHKËNDIJA: Jovanovski (Kandikjan 61’¬), Adili (Mitrov 61’), Vukçeviç (Berisha 61’), Miliev (Abdulla 61’), Demiri (Ashkovski 61’), Useini (Selmani 61’), Pollozhani (c) (Bojku 61’), Zhunior (Imeri 61’), Alimi (Juffo 61’), Vruçina (Asani 61’ (Fetahi 75’)), Idrissou (Kirovski 61’).
Trajner: Ardian Kozniku
PESCI MFC: Poleksic, Horváth, Causic (Romić 60’), Balogh, Uzoma, James, Makuvart, Weitzer, Makriev (Frőhlich 60’), Rácz (Heffler 60’), Szatmári (C) (Richárd 60’).
Trajner: Robert Jarni
