Maqedoni
Një i burgosur qëlloi një oficer burgu dhe u arratis, po dërgohej në spital
13.01.2023 10:34
Një i burgosur nga bugu i Idrizovës, ka qëlluar me armë zjarri një polic të burgut...

Një i burgosur nga bugu i Idrizovës, ka qëlluar me armë zjarri një polic të burgut, e ka plagosur dhe ka ikur me veturë tjetër para mesnatës derisa ishin duke e dërguar në spital.
Siç kumtoi MPB-ja, mbrëmë në ora 23:20, katër punonjës të Policisë së Burgjeve të cilët ndodheshin në një furgon “Ford Transit”, kanë kërkuar ndihmë nga policët nga SVR Shkup.
“Sipas kallëzimit të tyre, gjatë përcjelljes së të dënuarit BM nga KPU “Idrizovë” në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza”, në autostradë i dënuari i ka marrë armën shoferit I.H nga policia e burgut, me armë zjarri dhe e ka plagosur. Më pas i dënuari është arratisur me mjetin e pasagjerëve Audi. Punonjësi i policisë së burgjeve të plagosur është dërguar në Qendrën Emergjente për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Drejtoria për kryerjen e sanksioneve do të bëjë mbikqyrje të jashtëzakonshme në burgun e Idrizovës dhe për të gjitha parregullsitë do të ndërmer masa të nevojshme me qëllim të vërtetohet pse nuk është siguruar asistencë policore për dërgim deri në spital. Do të vërtetohet përgjegjësi edhe për organizimin e dërgimit edhe për lëshimet që kanë sjellë deri te gjithë kjo ngjarje.
Personi B.M nga Tetova kishte qenë i dënuar gjithsej me 21 vite burg, prej të cilave 19 për vrasje dhe 2 për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Dënimin po e vuan nga data 28.12.2020 ndërsa do të përfundonte më 17 prill 2040, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.
I arratisuri B.M veprën vrasje e ka kryer në vitin 2016 në Reçicë të Vogël. Ai ishte dënuar në mungesë nëdrsa në vitin 2020 u arrestua në Berlin në Gjermani dhe më pas u ekstradua. Ai në vitin 2016 në rrugën 188 në Reçicë të Vogël pas një përleshje mes dy grupeve e ku një person kishte vdekur, u dënuan disa persona mes të cilëve dhe B.M
