Botë
Serbi, sërisht rrjedhje amoniaku, një person në spital
13.01.2023 10:57
Vetëm disa ditë pas rrjedhjes së amoniakut nga një cisternë e përmbysur në afërsi të Pirotit të Serbisë...

Vetëm disa ditë pas rrjedhjes së amoniakut nga një cisternë e përmbysur në afërsi të Pirotit të Serbisë, një tjetër rrjedhje amoniaku ka ndodhur mbrëmë në Pançevë.
Këtë herë rrjedhja ka ndodhur nga një kamion cisternë rreth orës 23:00. Një person ndodhet në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa një pjesë e popullsisë në banesat lokale ku ka ndodhur ngjarja është evakuuar.
Në dhjetor të vitit të kaluar, një cisternë me amoniak ra në lumin Nishava, duke shkaktuar një reagim të dhunshëm pasi amoniaku ra në kontakt me ujin. Më shumë se 50 persona u shtruan në spital dhe autoritetet bënë apel që të mos dilnin nga shtëpia dhe të mbyllnin dritaret. Më pas shkollat dhe kopshtet u mbyllën për dy ditë.
