Maqedoni
Nuredini: Ende flasim për ujë e kanalizime, por po punojmë
13.01.2023 13:50
Në Straçincë të komunës së Gazi Babës, nisën punimet për fazën e dytë të kanalizimit fekal....

Në Straçincë të komunës së Gazi Babës, nisën punimet për fazën e dytë të kanalizimit fekal. Ministri i ekologjisë Nuredini thotë se investimet duhen vazhduar edhe pse pranon se nuk është normale që në shekullin 21, ende të flitet për ujësjellës e kanalizime.
“Për fat të keq është e rëndë të flasim në shekullin 21 për nevojën që të investojmë në ujësjellës e kanalizime në vendbanimet tona. Është e rëndësishme që kemi krijuar kushtet dhe mundësitë financiare që komunat të bëjnë kërkesa për përkrahje financiare që të vazhdojnë investimet.”, - deklaroi ministri i ambientit jetësor, Naser Nuredini.
Edhe pse kryerësi i punimeve premtoi se ky projekt do të përfundojë tre muaj para afatit, Nuredini ishte i kujdesshëm kur bëhet fjalë për afate konkrete.
“Më e rëndësishëm është të mos bëjmë premtime jashtë planit të aksionit që të bëhen punës siç i kërkon projekti, por duhet të përfundojë brenda vitit , sepse tre muajt e ardhshëm në kohë dimri, kur edhe koha mund të mos na mbajë si duhet, me rëndësi është të mbarojë këtë vit, siç është paraparë.”, - theksoi ministri i ambientit jetësor, Naser Nuredini.
Kopshti për fëmijë në Singeliq, Stevkovski: Po përgatisim dokumentacionin
Komuna ndërkohë premton edhe ndërtimin e dy kopshteve të reja për fëmijë, ndërkohë që kreu i saj thotë se për kopshtet në Singeliq dhe Inxhikovë, për momentin po përgatitet dokumentacioni përkatës.
“Fillimisht duhet të bëhet projekti urbanistik që të kemi markicat për kopshtin në oborrin e shkollës së vjetër, faza e dytë është projekti për kopshtin, të hapet procedura për tenderin dhe të nisë realizimi. Shpresoj që këtë vit të përfundojmë dy fazat, pra projektin urbanistik dhe projektin për kopshtin e shpresoj me ndihmë nga pushteti qendror të nisim edhe me ndërtimin e kopshtit në Singeliq.”, - u shpreh kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski.
Projekti është në vlerë prej 21 milionë denarë, mjete të siguruara nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
SAFET ADEMI
