Maqedoni
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor: “USJE" për 5 ditë të ngrohet me gaz, jo me mazut
13.01.2023 14:16
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit thonë se nga kontrolli i bërë më 3 dhe 4 janar fabrikën e çimentos “Titan USJE”...

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit thonë se nga kontrolli i bërë më 3 dhe 4 janar fabrikën e çimentos “TITAN USJE”, është konstatuar se kaldaja për ngrohjen e objekteve afariste punon me mazut në vend të gazit dhe i kalon parametrat e lejuar. Urdhëron fabrikën që brenda 5 ditëve të nisë ngrohjen me gaz e jo me mazut.
“Në dy kaldaja për ngrohje me avull me fuqi 4.2 megavat në kazanët për ngrohjen e fabrikës, të përdoret gazi natyror si lëndë djegëse, sipas lejes mjedisore A-Integruar dhe të kryhet një lidhje e përshtatshme për matjen e shkarkimeve me një metodë të akredituar. Të monitorohen të gjitha pikat e shkarkimeve nga proceset e prodhimit me një laborator mjedisor të akredituar në prani të Inspektorit Shtetëror të Mjedisit.”, - thuhet në vendimin e Inspektoratit të Mjedisit.
Nëse “USJE” vazhdon të ngrohet me naftë, Inspektorati do të paraqesë kërkesë për fillimin e procedurës penale, si dhe të fillojë procedura për revokimin e lejeve dhe autorizimeve të marra.
Fabrika e çimentos "TITAN USJE": Do ngrohemi me mazut, emetimet në vlerat kufi
Nga “USJE” kanë pranuar se ngrohen me naftë, por thonë se nuk ka ndotje nga procesi i prodhimit, gjë që e tregojnë edhe vendimin e Inspektoratit. Premtojnë se do të zbatojnë menjëherë rekomandimet e Inspektoratit dhe do të zëvendësojnë mazutin me gaz natyror. Mohojnë akuzat e Arsovskës se po ndotin Shkupin. Sipas tyre, emetimet nga operimi i fabrikës, janë vazhdimisht nën vlerat kufi të lejuara, të përcaktuara me ligj.
“Që nga viti 2007, shkarkimet e Fabrikës së Çimentos monitorohen 24 orë në ditë, 365 ditë në vit nga një sistem i pavarur monitorues automatik i cili kontrollohet nga autoritetet kompetente, pra kompania nuk është në gjendje të ndikojë në asnjë mënyrë në rezultatet.”, thonë nga kjo fabrikë.
GAZMEND REXHEPI
