Maqedoni

Çmimet e produkteve bazë, Kovaçevski: Janë ulur për 10 për qind

13.01.2023 15:14

Periudhën e fundit çmimet e produkteve bazë në vend janë ulur për 10% deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski...

Periudhën e fundit çmimet e produkteve bazë në vend janë ulur për 10% deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski. Sipas tij në këtë ulje të çmimeve ka ndikuar subvencionimi i energjisë elektrike për industrinë ushqimore. 
 
“Çmimet janë ulur për 10 për qind, dhe kjo mund të shihet gjithkund, edhe tek prodhimet e mishit ka ulje deri në 12 për qind, d.m.th. nga 5 deri 12 për qind, mesatarja është diku 8 për qind nga shitja e përgjithshme e disa produkteve. Kompanitë janë  të vetëdijshme se shteti po bën maksimumin për t'i ndihmuar, sepse sigurimi i energjisë elektrike me 80 euro për megavat orë kur çmimi i energjisë elektrike ishte 500 euro për megavat do të thotë shpenzim financiar për shtetin me qëllim uljen e çmimeve.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski. 
 
Kovaçevski: Inflacioni është ulur, jo lehtësime shtesë
 
Dëshmi për uljen e çmimeve është edhe shkalla e inflacionit i cili për dy muaj me radhë është ulur, thotë Kovaçveski. Tani për tani nuk paralajmëron masa shtesë.
 
“Është normale që shteti të ndërmerr masa. Ne e kemi vazhduar kufizimin e marzhave, por për momentin nuk bisedohet për lehtësime shtesë fiskale. Kjo nuk do të thotë se në të ardhmen nuk do të flitet, por duhet të kemi kujdes edhe në buxhet.”, - theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
Këto komente Kovaçevski i bëri gjatë prezantimit të investimit më të ri në zonën zhvillimore teknologjike nga ana e kompanisë kanadeze, “Magna Interenational” në industrinë automobilistike.
 
GAZMEND KURTISHI