Kinë, rastet me Covid prekin 900 milionë persona

13.01.2023 17:00

Rreth 900 milionë njerëz në Kinë....

Rreth 900 milionë njerëz në Kinë janë infektuar me virusin korona që nga 11 janari. Sipas një studimi të Universitetit të Pekinit, 64% e popullsisë së vendit është me virus.

Provinca Gansu, kryeson  me 91% të banorëve të infektuar, e ndjekur nga Yunnan, (84%) dhe Qinghai (80%).

Spitalet janë plot me pacientë. Frika për shtimin e shifrave rritet, sidomos tani që  Kina braktisi politikat e saj zero Covid dhe të dielën rihapi kufijtë. Miliona kinezë po udhëtojnë në vendlindjet e tyre për Vitin e ri Kinez, që nis nga 21 janari, migrimin më të madh vjetori njerëzve në botë.

Rreth 2 miliardë udhëtime priten në total, dhjetëra miliona kanë udhëtuar tashmë. Ekspertët ndërkombëtarë të shëndetit kanë parashikuar të paktën një milion vdekje në Kinë këtë vit, të lidhura me Covidin.

Por megjithëse që atje nisi pandemia globale, Kina ka raportuar zyrtarisht pak më shumë se 5,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë, një nga nivelet më të ulëta të vdekjeve në botë.