Ndërprerje e komunikacionit në rrugë për shkak të përmbytjeve

03.02.2015 10:12

Për shkak të derdhjes së lumit Vardar në rrugë, komunikacioni në aksin rrugor te udhëkryqi Marvinc - Gjevgjeli është në ndërprerje. Derdhja e ujërave nga lumi Vardar ka shkaktuar ndërprerje edhe në aksin rrugor Demir Kapi - Koreshnicë...

Për shkak të derdhjes së lumit Bregallnica në mënyrë parandaluese për komunikacion është mbyllur aksi rrugor Shtip - Novosellë. Aksi rrugor Prilep-Krushevë në afërsi të fshatit Vërbjan është në ndërprerje, ndërsa e njëjtëështë gjendja edhe midis fshatrave Borotinë, Obrashan dhe Krivogashtan.

Rruga magjistrale A-3 Dellçevë - Koçan është ridestinuar nëpër P 2345 përmes fshatit Biglla për shkak të shembjeve të mëdha në rrugë.

Komunikacioni për të gjitha llojet e automjeteve motorike në rrugën lokale  te udhëkryqi te diga Mantovë është i pakalueshëm për shkak të derdhjes së lumenjve.

Nga udhëkryqi për hyrje në rajonin qendror të qytetit të Shtipit komunikacioni është i mbyllur për të gjitha automjetet motorike.

Aksi rajonal nga fshati Topollçan drejt fshatit Klepaç për shkak se ka shumë ujë është në ndërprerje për çdo lloj të komunikacionit.

Aksi rajonal Krushevë - f. Pusta Rekë është i pakalueshëm për arsye se nuk ka kaluar ekipi i Rrugëve të Maqedonisë. Pastrimi në këtë aks rrugor do të bëhet gjatë ditës.

Komunikacioni në akset rrugore Koçan - Zërnovc dhe Tërbotivishte - Razllovc është në ndërprerje për shkak se kanë lëshuar urat mbi lumin Bregallnica.

Për shkak të dëmtimit të shtyllës së mesme të urës në lumin Pçinja, në aksin rrugor P2136 Rzhaniçinë - Konjare e Poshtme ka ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese mbi 7,5 tonë si dhe autobusëve.

Ndalesa për qarkullim për shkak të rrëshqitjes në f. Ratavicë, në aksin Kiselicë - Zletovë në komunën e Probishtipit akoma është në vijim.

Në aksin rrugor Vinicë - Berovë në kilometrin e 11-të dhe të 12-të në dy vende në gjatësi prej 20 metrave komunikacioni po zhvillohet në njërën korsi për shkak të përmbytjeve. Në këto vende është vendosur sinjalizim përkatës nga ana e NP Rrugët e Maqedonisë.

Në aksin rrugor Dellçevë - Makedonska Kamenicë në kilometrin e 14-të dhe të 27-të në gjatësi prej 200 metrash komunikacioni është zhvilluar në njërën korsi.

Ura mbi lumin në f. Gremian është para rrëzimit.

Në aksin rrugor P1306 Prilep-Krivogashtan-Krushevë për shkak të derdhjes së kanalizimeve në aksin rrugor ka ujë në lartësi prej 20 cm. Është vendosur edhe sinjalizim përkatës. Dëmi në urën në aksin rrugor Radovish - Shtip është sanuar dhe komunikacioni po zhvillohet në njërën korsi.

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese ka në aksin rrugor Mavrovë-Dibër.

Komunikacioni në aksin rrugor Shkup fshati Breznicë - Kullë - Kolomont - Makedonski Brod është i ndërprerë për shkak të shembjeve të mëdha të gurëve në pjesën Koloment - Blizan.

Komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në vendet më të larta me mbetje të borës. Reshje të borës me intensitet më të vogël vërehen në Kriva Pallankë, Stracin, Delleçvë dhe Kullë.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.