Botë
Covid-19 në Kinë: Rreth 60 mijë vdekje në spitale për një muaj
14.01.2023 13:29
Thuajse 60 mijë vdekje të lidhura me Covid-19 janë raportuar nga Kina...

Thuajse 60 mijë vdekje të lidhura me Covid-19 janë raportuar nga Kina pas heqjes së kufizimeve që ishin vendosur për të frenuar përhapjen e virusit.
Sipas raportimeve, vdekjet janë regjistruar në spitale e nuk përfshin vdekjet jashtë objekteve mjekësore. Teksa situate po bëhet sërisht alarmanet e sipas një studimt të Universitetit të Pekinit, rastet me virus u rritën sërisht në 900 milionë në janare nga sëmundja janë prekur rreth 64 për qind e popullsisë kineze, shumë qytetarë po përpiqen të sigurojnë medikamente perëndimore.
Në mesin e valës së Covid-it që ka pushtuar vendin, duke rritur kërkesën për trajtim, veçanërisht për popullatën e madhe të të moshuarve të pa vaksinuar si duhet, në Kinë mungojnë medikamentet. Javët e fundit, një numër i madh kinezësh i janë kthyer në tregun e zi, ku shpresojnë të gjejnë trajtime për virusin korona, duke i paguar në mjaft raste deri në tetë herë sa çmimi i tregut.
