Maqedoni
Në Tabanoc pritet rreth 30 deri 40 minuta për hyrje dhe dalje nga shteti
14.01.2023 14:41
Në vendkalimin kufitar Tabanoc pritet rreth 30-40 minuta...

Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njoftuan nga LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
