Maqedoni
VMRO DPMNE: Në vend të qendrës së re klinike, qeveria do të paguajë miliona euro për projektin që u ndal nga qeveria e kaluar
14.01.2023 16:11
Zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë konfirmuan se një vit të tërë nuk kanë lëvizur...

Zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë konfirmuan se një vit të tërë nuk kanë lëvizur për të reduktuar kërkesën për dëmshpërblim nga ndërprerja e kontratës për ndërtimin e qendrës së re klinike në Shkup, tha Igor Nikolov nga VMRO-DPMNE.
Ministria e Shëndetësisë as nuk informon dhe as nuk e di nëse duhet të paguajnë 8 milionë, 20 milionë euro apo shumë më tepër dhe për këtë duhet ta informojnë opinionin sepse këtë dëmshpërblim apo neglizhencën e tyre duhet ta paguajnë qytetarët.
Kush do të mbajë përgjegjësinë për këtë dëmtim të drejtpërdrejtë dhe me vetëdije të buxhetin e shtetit, pyesin nga VMRO DPMNE .
“Teksa autoritetet thonë se nuk kanë mjete të mjaftueshme për pacientët më të rrezikuar, me paturpësi konfirmojnë se nuk kanë bërë asgjë gjatë gjithë vitit për të mbrojtur miliona euro para të qytetarëve, që tani duhet të paguhen për përfundimin e një kontratë për një qendër të re klinike të pandërtuar. Ministria e Shëndetësisë sapo është shpallur e paaftë për të siguruar fonde për terapi për pacientët me fibrozë cistike. Ndërkohë, të gjitha procedurat e tenderit për pacientët me sëmundje të rralla zvarriten dhe autoritetet thjesht i ridrejtojnë pacientët në institucione të tjera, duke u sjellë sikur të ishin polici rrugore. Në të njëjtën kohë kur nuk kujdesen për pacientët, gjenden fonde për koordinatorë të ndryshëm, zëvendëskoordinatorë, ndihmës të zëvendëskoordinatorëve dhe funksione të ngjashme fiktive për tarifa të mëdha, për projekte që nuk realizohen dhe ndër këto projekte, është qendra klinike e pandërtuar”, u shpreh Igor Nikolov nga VMRO-DPMNE.
