Maqedoni
Zbatimi i gjuhës shqipe nga institucionet, Ahmeti: Do të ketë trajnime për administratorët
14.01.2023 17:58
Zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe, është proces që do të merr kohë dhe do të has në vështërsi...

Zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe, është proces që do të merr kohë dhe do të has në vështërsi, jo për shkak të ligjeve, por për shkak të stagnimit në zbatimin e saj në terren nga zyrtarët dhe institucionet.
Kështu vlerëson Lideri i BDI së Ali Ahmeti, sipas të cilit edhe më tej mungon përvoja për përkthimin edhe në shqip të dokumenteve administrative në instutucione. Për t’u tejkaluar këto sfida sipas tij, në vazhdimësi duhet të ketë trajime. U apelon Universiteteve që me kuadro adekuate të ndihmojnë institucionet për zbatimin e gjuhës shqipe.
“Në këtë drejtim do të merr akoma kohë, duhet të bëhen trajnime të administratorëve, të ligjzbatuesve, të ligjdhënësve dhe është një çështje që brenda ditës nuk përvetësohet ose nuk mësohet por me trajnime me punë të vazhdueshme do të arrihet që ligji të zbatohet dhe të materializohet. Shqiptarët në Maqedoni kanë tre Universitete ku mësohet në gjuhën shqipe sigurisht këto kuadro që do të dalin nga këto Universitete do të jenë shumë më të përgaditur për materailizimin e ligjit, për përdorimin e gjuhës shqipe në administratë dhe në komunikim”, u shpreh kryetari i BDI –së, Ali Ahmeti.
Albanologu Zejneli: Rregullat gjuhësore, nuk respektohen siç duhet
Albanologu Xhelal Zeneli konsideron se edhe aty ku shqipja përdoret institucionalisht, rregullat gjuhësore nuk zbatohen siç duhet.
“Në institucionet publike shqipja nuk përdoret si do të duhej të përdorej, në mediume po ashtu, qoftë në mediat elektronike, të shkruar, në gazeta. Hasim në një mori gabimesh edhe në tekstet shkollore duke i përfshirë edhe tekstet e gjuhës shqipe dmth kemi probleme me përdorimin e shqipes edhe në shkolla. Në klasë përpiqet të flet gjuhën amtare ndërsa dy tre të tjerët i kthejnë gjuhës popullore, që nuk do të duhej të ndodhte”, theksoi albanologu Xhelal Zejneli.
Zejneli, u bën thirrje gjeneratave të reja të mos neglizhojnë përdorimin e gjuhës letrare si dhe t’i kushtojnë rëndësi më të madhe historisë dhe drejtëshkrimit të saj.
FLUTURA LATIFI
