Maqedoni
Përzgjedhja elektronike e mjekut amë, mjekët: Risi që eleminon formularët e letrës
14.01.2023 19:10
Nga fillimi i javës Fondi i Sigurimit Shëndetësor, aplikoi sistem të ri shërbimeve elektroike...

Nga fillimi i javës Fondi i Sigurimit Shëndetësor, aplikoi sistem të ri shërbimeve elektroike, “përzgjedhje elektronike të mjekut amë”. Kjo vjen si pasojë e reagimeve të mjekëve amë, se po përballeshin me mungesë të formularëve të letrës. Për këtë shkak në periudhën e kaluar një numër i pacienetëve kishin mbetur pa sigurim shëndetësor.
Kjo risi, të siguruarve iu mundëson që ta shfrytëzojnë këtë shërbim gjatë përzgjedhjes apo ndërrimit të mjekut amë. Mjekët amë thonë se ky është një hap pozitiv në punën e tyre sa i përket punës administrative.
“Kemi një numër të madh të mjekëve të cilët për momentin ndërrojnë mjekun amë. D.m.th ikin në specializim, largohen për në Shkup, apo mërgim dhe qytete si dhe ordinanca tjera. Është një angazhim i madh pasi me qindra pacientë duhet t’i lajmëroni ose çlajmëroni me formularët e letrës. Tani kjo gjë do të kryhen në mënyrë elektronike. Ashtu që kjo është mirë dhe ata nga largë nuk do bëjnë shpenzime për 20, 100 apo 200 formularë”, u shpreh kryetarja e shoqatës së mjekëve privatë Lili Çollakova- Dervishova.
Nga fillimi i vitit Fondi i Sigurimit Shëndetësor, me kërkesë të mjekëve dhe stomatologëve privat, pas katër viteve bisedime rriti edhe kapitacionin
SAFET ADEMI
