Maqedoni
Xhambaski në Shkup: Nuk do të lejojë shkombëtarizimin e bullgarëve
14.01.2023 19:28
Eurodeputeti bullgar dhe bashkëkryetari i VMRO-BND-së, Angel Xhambaski, sot në qendër të Shkupit...

Eurodeputeti bullgar dhe bashkëkryetari i VMRO-BND-së, Angel Xhambaski, sot në qendër të Shkupit, mori pjesë në përkujtimin e 95-vjetorit të vdekjes së revolucionares maqedonase Mara Buneva, vendosi lule në pllakën përkujtimore të saj në kalatën e Vardarit.
“Jam këtu për të mbështetur bullgarët. Nuk do t'i lë të vazhdojnë politikën e gjenocidit të urdhëruar nga Kominterna. Nuk do të lejoj vazhdimin e shkombëtarizimit të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski.
Më herët është organizuar një shërbim përkujtimor në kishën e Shën Dimitria, pas së cilës një pjesë e bullgarëve nga Maqedonia, si dhe shtetasit bullgarë të ardhur për shënimin e këtij përvjtori, janë drejtuar drejt kalatës së Vardarit.
SAFET ADEMI
