Botë
Ukraina: Kievi zgjohet nga bomardimet e raketave ruse
14.01.2023 19:46
Një sulm me raketa ruse goditi infrastrukturën në Kiev të shtunën në mëngjes...

Një sulm me raketa ruse goditi infrastrukturën në Kiev të shtunën në mëngjes, ndërsa janë sulmuar edhe Harkov dhe Zaporozhje, bënë të ditur zyrtarë ukrainas.
Para se të dëgjoheshin alarmet për sulmet ajrore, në Kiev ishin dëgjuar disa shpërthime, ndërkohë që zyrtarët shtetëror iu kishin bërë thirje banorëve lokal të vendoseshin në strehimore. "Sulm me raketë në objektet kyçe të infrastrukturës.
Detajet po verifikohen," tha zëvendës shefi i shtabit të Presidentit të Ukrainës Kirill Tymoshenko. Bëhet fjalë për sulmin e parë më të madh të kryqendrës ukrainase që nga Viti i Ri. Një ditë më parë, Moska njoftoi pushtimin e qytetit Soledar në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore pas disa javësh luftimesh vdekjeprurëse, ndërsa Kievi këmbënguli që forcat ukrainase të mos dorëzohen.
