Botë

Nepal: Avioni rrëzohet para aterimit, asnjë i mbijetuar

15.01.2023 13:43

Një avion i kompanisë Yeti Airlines me 72 persona në bord, mes të cilëve dhe 4 pjesëtarë të ekuipazhit...

Një avion i kompanisë Yeti Airlines me 72 persona në bord, mes të cilëve dhe 4 pjesëtarë të ekuipazhit, u përplas në tokë ndërsa përpiqej të ulej në aeroportin e Pokharas në Nepal. Avioni ra shumë pranë një zone të banuar, banorët e së cilës, shkuan menjëherë në ndihmë të pasagjerëve, por pa mundur të bëjnë gjë. Rreth 200 ushtarë nepalezë janë përfshirë në operacion e kërkimit në grykën e lumit Seti, një kilometër e gjysmë nga aeroporti Pokhara. Avioni ishte nisur nga Katmanduja . Autoritetet i kanë ende të paqarta shkaqet e këtij aksidentit.
 
Industria ajrore e Nepalit ka lulëzuar vitet e fundit, por është rrënuar nga siguria e dobët për shkak të mungesës së  trajnimit dhe mirëmbajtjes së pamjaftueshme. Himalayan ka gjithashtu disa nga pistat më të largëta dhe të ndërlikuara në botë, të rrethuara nga majat e mbuluara me borë me afrime që përbëjnë një sfidë edhe për pilotët e aftë. Operatorët e avionëve thonë se Nepalit i mungon infrastruktura për parashikime të sakta të motit, veçanërisht në zonat e largëta me terrene malore sfiduese ku në të kaluarën kanë ndodhur përplasje vdekjeprurëse.
 
Ky nuk është aksideti i vetëm i rëndë atje. Në maj 2022, të 22 personat në bordin e një avionic të transporuesit  nepalez Tara Air – mes të cilëve  16 nepalezë, katër indianë dhe dy gjermanë - vdiqën kur ai u rrëzua.
 
Mbetjet e tij u gjetën një ditë më vonë, të shpërndara nëpër një shpat mali në një lartësi prej rreth 4,400 metra. Në mars 2018, një aeroplan i US-Bangla Airlines u rrëzua pranë aeroportit ndërkombëtar shumë të vështirë të Katmandu, duke lënë të vdekur 51 persona. Ai ishte aksidenti më vdekjeprurës i Nepalit që nga viti 1992, kur të gjithë 167 personat në bordin e një avioni të Pakistanit International Airlines vdiqën , kur ai u rrëzua pranë  Katmandusë.
 
Vetëm dy muaj më parë, një avion i Thai Airways ishte rrëzuar pranë të njëjtit aeroport, duke lënë të vdekur  113 persona. Bashkimi Evropian ka ndaluar të gjithë transportuesit nepalezë nga hapësira ajrore e Unionit për arsye sigurie.