SHSHM do t'i kumtojë fituesit e çmimeve për vitin 2014
03.02.2015 10:06
Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë (SHSHM) sot do t'i kumtojë fituesit e çmimeve të pesta vjetore "Aco Shopov" për librin poetik më të mirë, "Stale Popov" për librin prozaik, "Dimitar Mitrev" për librin e kritikave dhe eseve, "Vanço Nikoleski" për libër për fëmijë dhe "Ura letrare" për librin më të mirë të publikuar të gjuhëve të nacionaliteteve në Republikën e Maqedonisë....

Vendimet për çmimet do t'i kumtojnë kryetarët e jurisë, ndërsa do të jenë të pranishëm edhe fituesit e mirënjohjeve.
Pjesë e jurisë së sivjetme të SHSHM-së është edhe shkrimtari, Resul Shabani.
Çmimet e SHSHM-së ndahen për realizimet më të suksesshme të produksionit botues në vitin 2014. Mirënjohjet fituesve do t'u ndahen më 13 shkurt. (mia.mk)
