Botë

Gjendje e jashtëzakonshme në Kaliforni: 17 viktima, përmbytje, rrëshqitje dheu, evakuime

15.01.2023 14:49

Të paktën 19 persona kanë vdekur nga moti I keq që ka përfshirë Kaliforninë që nga 26 dhjetori...

Stuhitë e borës kanë shkaktuar përmbytje, ndërprerje të energjisë elektrike, rrëshqitje të dheut, mbyllje të rrugëve dhe evakuime.
 
Shiu i madh, era dhe bora vazhdojnë, duke rritur rrezikun e përmbytjeve dhe ndërprerjeve të energjisë në disa zona. Stuhia pritet të zgjasë deri në fillim të javës së ardhshme.Mbi 68,000 konsumatorë janë pa energji elektrike.
 
Paralajmërimet për përmbytjet janë lëshuar për zonën në veri të Gjirit të San Franciskos, duke përfshirë qarqet Marin, Napa, Sonoma dhe Mendocino.
 
Në jug të shtetit, u urdhëruan evakuime për komunitetet përgjatë lumit San Lorenzo në qarqet San Mateo dhe Santa Cruz. Presidenti amerikan Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshmedhe urdhëroi ndihmën federale për të plotësuar përpjekjet e rimëkëmbjes në zonat e goditura . Ky urdhër ekzekutiv vë në dispozicion fondet federale për qarqet më të rrezikuara.