Maqedoni
Deklaratat e Xhambaski, MPJ kërkon nga Sofja që të distancohet
15.01.2023 15:11
Ministria e Punëve të Jashtme përmes kanaleve diplomatike...

Ministria e Punëve të Jashtme përmes kanaleve diplomatike, ka reaguar kërkuar që në Sofja zyrtare, të distancohet nga deklaratat e pahijshme që lëndojnë ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, si dhe dëmtojnë seriozisht përpjekjet për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve.
“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek me vëmendje deklaratat e disa figurave politike margjinale nga Republika e Bullgarisë, provokimet e të cilëve vazhdojnë, pa marrë parasysh përpjekjet e dy vendeve për të ruajtur bashkëpunimin konstruktiv dhe frymën pozitive në marrëdhëniet bilaterale mes vendeve”, theksojnë nga MPJ.
