Maqedoni
VMRO-DPMNE: arratisja nga burgu, në marrëveshje me LSDM-në
15.01.2023 15:33
VMRO-DPMNE edhe sot ka shprehur dyshimin se arratisja e fundit nga burgu i Idrizovës...

VMRO-DPMNE edhe sot ka shprehur dyshimin se arratisja e fundit nga burgu i Idrizovës, i një të burgosuri të rrezikshëm të dënuar për vrasje, është bërë në marrëveshje me LSDM-në.
“Burgu në Maqedoni ekziston vetëm për ata që nuk kanë lidhje me pushtetin, LSD-në , krimin e organizuar dhe korrupsionin! Lejimi i një vrasësi gjakftohtë të arratiset nga burgu e vërteton edhe një herë këtë tezë . Arratisja e një të burgosuri, një vrasësi gjakftohtë, ndodh me dhunë, të shtëna me armë, policë të plagosur dhe ndoshta marrëveshje të pashmangshme me shërbimet e burgut. Komandanti i turnit të policisë së burgjeve, tashmë me dosje ryshfeti, është person i afërt me LDS-në! Dhe ky është fakt! Aq I qartë sa në një foto me sekretarin e përgjithshëm të LDS-së, Mile Zeçeviq, disa javë më parë ka thënë “me shefin deri në fund”, kjo është ajo foto”, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
