Maqedoni

Ahmeti: Aleancë për europë, të bëjmë detyrat e shtëpisë

15.01.2023 16:27

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga zyrtarë e lartë të ekzekutivit...

Kryetari i BDI-së  Ali Ahmeti i shoqëruar nga zyrtarë e lartë të ekzekutivit, nisën nga Cegrani fushatën “Bashkë për Europën” që vazhdon gjithë këtë javë edhe në vendbanime të tjera në Gostivar.
 
Ahmeti tha se të gjithë politikanët në këtë moment të rëndësishëm për vendin, duhet të mendojnë të bëjnë detyrat e shtëpisë dhe implementojnë standardet, përfshirë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
 
“Ne kemi kushte që pa ndryshime kushtetuese nuk hapet kapitulli i parë sepse ka filluar skriningu dhe në nëntor duhet të fillohet mbledhja e rradhës me BE. Partitë politike duhet të punojnë për të bind njerëzit se nuk ka zgjidhje më të mirë dhe e vetme që bullgarët të bëhen pjesë e kushtetutës dhe të hapim kapitullin e parë sepse fitojnë të gjithë palët që jetojnë në këtë vend. Më e mira për të dhënë zgjidhje problemeve tona të krijojmë një aleancë për Europën e bashkuar dhe secili të heq pak nga krenaria dhe sa më parë të përmbushim detyrimet e shtëpisë dhe çfarë kërkon Europa e SHBA në luftën e të keqes sepse duhet punuar për shtëpinë tonë”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
 
VMRO-DPMNE: Kuvendi s’ka mandat për ndyshime kushtetuese
 
Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për ndryshimet kushtetuse mbetet i njejt. Ata nuk besojnë se qeveria do të mbledhë shumicën për ndryshimet kushtetuese. 
 
“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së lidhur me ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga koalicioni i krimit dhe korrupsionit LSD dhe BDI është i pandryshuar. Ky Kuvend, kjo përbërje parlamentare nuk ka mandat nga populli për të ndryshuar Kushtetutën nën presionin e vendeve fqinje”, theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
 
LSDM: Duhet qasje serioze, bashkë të zgjidhim problemet
 
LSDM thotë  opozita duhet të shikojë interesin shtetëror dhe kombëtar për të vazhduar negociatat.
 
“Çdo parti politike në shtet duhet të merr qëndrim më serioz kur bëhet fjalë për prioritetet strategjike të shtetit dhe interesin kombëtar të qytetarëve. Në këtë konotacion partit politike duhet të kenë qasje më serioze të ulen në tavolinë të përbashkët dhe bashkarisht t’i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura. Të marrim një qëndrim të përbashkët dhe të ecim para”, u shpreh Goce Georgievski nga LSDM. 
 
Teksa pushteti shton thirrjet për front të bashkuar për të votuar ndryshimet kushtetuese, në mënyrë që rruga drejt BE-së të vazhdojë. opozita  insiston në zgjedhje të parakohshme si e vetmja rrugëdalje nga siç thonë; “tradhtia kombëtare dhe gjendja e dëshpëruar ekonomike në vend.”
 
SANIJE DURAKU