Publikohen fotografi të reja të Fidel Kastros, pas heshtjes informative pesëmujore
03.02.2015 10:54
Pas pesë muajve pushimi në Kubë janë publikuar fotografi të reja të Fidel Kastros (88), në të cilat shihet se si ish-lideri kubanez bisedon me liderin e unionit kryesor studentor të Kubës...

Dhjetë fotografitë e reja të Kastros janë publikuar në sajtin "Cubadebate" transmetuan mediat amerikane.
Takimi mes Fidel Kastros dhe liderit studentor Rendi Perdoma Garsia ka ndodhur më 23 janar.
Këto janë fotografitë e para të liderit revolucionar nga gushti i vitit të kaluar kur u publikua një set fotografik në të cilat Kastro është me presidentin venezuelas Nikolas Maduro.
