Maqedoni
Gripi sezonal, KSI: 60.000 vakina të aplikuara, ende ka sasi
15.01.2023 17:21
Ende asnjë rast me Kraken në RMV megjithatë mjekët nuk përjashtojnë mundsinë që nënvarianti i ri i Covidit...

Ende asnjë rast me Kraken në RMV megjithatë mjekët nuk përjashtojnë mundsinë që nënvarianti i ri i Covidit, lehtësisht i përcueshëm , të paraqitet edhe në vendin tonë . Për momentin, ai që i shqetëson qytetarët dhe mjekët, është gripi sezonal. Vaksinimi , që sipas autoriteteve shëndetësore ka filluar për fat të mirë herët krahasuar me vitet e kaluara , ka bërë që gripi të mbahet nën kontroll.
“Afërsisht janë aplikuar rreth 60 mijë vaksina dhe ka ende sasi të konsiderueshme në dispozicion në qendrat e shëndetit publik në të gjithë vendin. Është vaksinuar një pjesë e madhe e popullsisë që para fillimit të sezonit të gripit, e kjo është arsyeja që nuk po shihin rritje drastike të numrit të të sëmurëve”, u shpreh zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq.
Vaksinimi i fëmijëve, Mehmedoviq: Mënyra e vetme për t’i mbrojtur
Vaksinimi i fëmijëve është mënyra e vetme për t’i mbrojtur fëmijët nga gripi sezonal, sidomos për fëmijët me sëmundje kronike.
“Fëimjët nga 6 deri në 55 muaj duhet të vaksinohen sepse te ta komplikimet janë më të larta nëse sëmuren , krahasuar me moshat e tjera. Të rriturit mbi 55 vjec hyjnë gjithashtu në grupin e rrezikut bashkë me shtatzënat dhe punonjësit shëndetësorë. Por shifrat tegojnë se numrat më të mëdhenj të të sëmurëve të rinj janë ato të fëmijëve nga 6 muaj deri në 18 vjec”, theksoi Mehmedoviq.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë çdo vit , rreth 500,000 njerëz në botë vdesin nga komplikimet e gripit. Rreth 10 për qind e këtyre vdekjeve janë në Europë. Vaksinimi mund të ndryshojë ndjeshëm këtë statistikë. Në Europë për gripin sezonal në vit vaksinohen 30 milionë qytetarë.
SAFET ADEMI
