Maqedoni
E shkelën në vizëbardha dhe e lane aty, “bamirësit struganë” ofrojnë ndihmë financiare
15.01.2023 17:39
Më 9 janar një grua nga Shqipëria u shkel nga një person teksa kalonte...

Më 9 janar një grua nga Shqipëria u shkel nga një person teksa kalonte rrugën në vijat e bardha. Shoferi u largua duke e lënë të aksidentuarën pa asnjë ndihmë. Kalimtarët e rastit e cuan në spital k u konstatua se ajo kishte gjakderdhje në tru dhe u operua.
Për ditë me rradhë ka qenë në gjendje kritike. Fatura e spitalit ishte ë shumë e lartë dhe familja nuk mndi ta përballojë. Ata iu drejtuan për ndihmë organizatave humanitare.
“Fatura e spitalit, operacioni përfshin 2700 euro dhe me ato net që ka ndejt në spital, të nesërmen fatura na erdhi 3100 euro, nuk e dimë pastaj deri në fund sa do të kushtojë. Apeloj të gjithë qytetarët të kenë kujdes kur vozisin, nuk është njerëzore të shkëlësh personin edhe të ikish. Humanizmi nuk tregohet vetëm me para por edhe duke ndihmuar njerëzit në raste të veçanta”, u shpreh Shkëlzen Ajrualli nga shoqata humanitare “Bamirësit Struganë”.
Momentalisht e aksidentuara është jashtë rrezikut për jetën. Fatura e spitalit për operimin dhe ndërhyrjet tjera është paguar nga Bamirësit Struganë, të cilët do të vazhdojnë të mbështesin financiarisht të aksidentuarën për ilaçe dhe ushqime. Deri në këto momente autori i aksidentit ende nuk është gjetur. Nga policia thonë se rasti po hetohet.
ILMIJE ZHAKU
