Cipras në takim te kryeministri italian

03.02.2015 11:06

Kryeministri grek Aleksis Cipras sot në Romë do të takohet me kolegun e tij italian Mateo Renci....

Liderët e rinj të Greqisë me përpjekjet e tyre që të marrim mbështetje nga sa më shumë vende të Bashkimit Evropian për rinegocijimin e borxhit të Greqisë ndaj BE-së i cili është 240 miliardë euro.

Ministri grek i Financave, Janis Varoufakis, pritet të takohet me homologun e tij italian, Pier Karlo Padoan gjatë paraditës së sotme, derisa kryeministri grek Aleksis Cipras gjatë pasditës pritet të arrij, ku do të takohet me kryeministrin italian, Mateo Renzi.

Renci gjatë ditës së hënë ka thënë se i dhimbset Greqia për problemin që e ka, ndërsa ka bërë thirrje për "kujdes dhe përgjegjësi" gjatë trajtimit të situatës greke.

Partia e Aleksis Cipras, Syriza, e ka marrë pushtetin në fund të muajit janar me premtimin se do t’iu jap fund programeve shtrënguese, të cilat kanë lënë një numër të madh të grekëve të papunë, kryesisht të rinj.