Maqedoni

Osmani në Kiev: Ukraina, top prioritet i kryesimit tonë me OSBE-në

16.01.2023 09:23

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani...

Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, sot në mëngjes arriti në Kiev e tashmë gjendet në qytetin Borodjanka, një ndër rajonet më të prekur nga aksionet ushtarake ruse. Vizita e Osmanit në Kiev është në suaza të realizimit të njërit prej prioriteteve kryesore të Kryesimit të RMV-së me OSBE-në, që ka fokus të veçantë njerëzit e prekur nga agresioni Ushtarak RUS. 

“Ukraina do të mbetet prioriteti ynë kryesor. Agresioni duhet të ndalet. Shkatërrimi dhe vrasja e popullatës civile është e papranueshme. Është shqetësuese të shohësh njerëzit që vuajnë. Pasojat dhe kostoja e kësaj lufte për rajonin e OSBE-së dhe më gjerë janë të mjerueshme dhe të padurueshme.”, tha Osmani.
 
Kjo është vizita e dytë e Osmanit në Ukrainë, pasi në fillim të majit 2022, si ministër i Punëve të Jashtme, ai zhvilloi një takim në Kiev me shefin e diplomacisë ukrainase, Dmytro Kuleba dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë të Ukrainës.