Maqedoni

Ahmeti: Nuk korrupron pushteti, po frika nga humbja e tij

16.01.2023 10:35

Vendosja e standardeve, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë prioritet për vendin theksoi edhe mbrëmë në Gostivar....

Vendosja e standardeve, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë prioritet për vendin theksoi edhe mbrëmë në Gostivar lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Sipas tij, nuk korrupton pushteti, por frika nga humbja e tij. Theksoi se pa anëtarësim në BE, vështirë e kemi ndaljen e largimit të qytearëve që kërkojnë një jetë më të mirë.
 
“Pushteti nuk korrupton, frika korrupton, frika e humbjes së pushtetit, cilat janë misionet tona detyrat tona dhe punët tona, të jemi më të përkushtuar të jemi më ta angazhuar, jo vetëm në ekranet televizive dhe debate por edhe veprimtari dhe përkushtim konkret dhe luftë kundër krimit dhe korupsionit sepse ka edhe njerëz siç thonë nga frika se e humb pushtetin dhe atëherë i bën veprimet e këqija. Pse kërkojmë vetting? Për të ndaluar të gjitha gojëdhënat dhe legjendat dhe ata të cilët keqpërdorin besimin le të përgjigjen para organeve të drejtësisë dhe ne duam drejtësi të skanuar, bukur mirë të filtruar që të jetë kredibile dhe e besueshme për vendimet që meren dhe për të fituar këtë ne kemi thirrur edhe partitë tjera që të gjejnë rrugëtim të përbashkët që domosdoshmërisht vettingun ta fillojmë dhe me ndershmëri të mbarojmë, sepse kështu mund të ecim përpara dhe atë në skan çdo politikan, çdo ligjvënës dhe ligjzbatues e çdo funksionar nga niveli qendror në atë lokal.”, deklaroi Ahmeti.