Botë

Nepal, gjendet kutia e zezë dhe 68 trupa të pajetë

16.01.2023 11:26

Kutia e zezë dhe regjistruesi i zërit në kabinën e pilotit janë gjetur në vendin ku u përplas avioni të dielën në Nepal.

Kutia e zezë dhe regjistruesi i zërit në kabinën e pilotit janë gjetur në vendin ku u përplas avioni të dielën në Nepal. 
 
Deri më tani janë gjetur 68 trupa dhe autoritetet kanë deklaruar se nuk ka më shpresë që të gjenden të mbijetuar. Aeroplani ATR 72, që operohej nga “Yeti Airlines” kishte në bord 72 persona në momentin e përplasjes. Të dhënat në regjistruesit mund të ndihmojnë hetuesit të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit. Nepali e ka shpallur këtë të hënë si  ditë zie dhe ka hapur hetim për  tragjedinë dhe për të marrë masa për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen.