Maqedoni

Kovaçevski: Do ketë ulje shtesë të çmimeve të produkteve

16.01.2023 14:00

Tejkalimi i krizës, mbështetje për kategoritë e rrezikuara, ruajtja e vendeve të punës...

Tejkalimi i krizës, mbështetje për kategoritë e rrezikuara, ruajtja e vendeve të punës, likuiditeti i kompanive mbeten si qëllime kryesore për këtë vit, porositi kryeministri Kovaçevski në konferencën “Sfidat ekonomike në 2023”. Rritja e çmimeve dhe inflacioni ende mbeten problem, Kovacevski thotë se subvencioni i rrymës ka ndikuar në uljen e çmimeve dhe pret edhe një ulje shtesë. 
 
“Në periudhën në vazhdim presim që të ketë një ulje shtesë të çmimeve në furrat e bukës, industrinë e qumështit dhe të mishit që të jetë ashtu siç u dakorduam më së paku 10 %. Duhet të kemi parasysh se disa markete kanë ende furnizime të mëparshme dhe ato janë me çmime të vogla. Kriza edhe më tej vazhdon po e ndryshon dinakën duke sjellë pasiguri dhe sfida dhe qeveria është këtu që t’i dëgjojë të gjitha propozimet e komunitetit të biznesit.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
Bezhovska: Stabilizim të inflacionit, rritje të normave të interesit
 
Sa i përket inflacionit nga Banka Popullore presin që të stabilizohet. Nuk përjashtohet mundësia që edhe më tej të këtë rritje të normave të interesit.
 
“Skenari jonë makroekonom si bankë qendrore është që inflacioni dyshifror nga viti i kaluar do të stabilizohet. Këtë vit presim që inflacioni të jetë nga 8-9 % ndërsa në afat të mesëm të fillojë të ngadalësohet duke mos hyrë ekonomia e vendit në recesion.”, - theksoi guvernerja, Angelovska Bezovska.
 
Jovanovski: Të tregohen edhe parametra tjerë në rritjen e inflacionit
 
Por nga sektori privat potencojnë se duhet të tregohen edhe parametrat tjerë që po ndikojnë në  rritjen e inflacionit  për shkak se nuk janë vetëm çmimet e produkteve dhe energjesave.
 
“Në nëntor të vitit të kaluar në krahasim me të njëjtin muaj me vitin paraprak inflacioni i përgjithshëm është 19,5 %, ndërsa inflacioni bazik 9,5 % që do të thotë se gjysma e inflacionit të përgjithshëm në nëntor nuk ka qenë për shkak  të rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjensave.”, - u shpreh afaristi, Zoran Jovanovski.
 
Nga buxheti i përgjithshëm për vitin 2023 për masat antikrizë janë ndarë 250 milion euro.
 
GAZMEND KURTISHI