Ulja e paralajmëruar e çmimeve, qytetarët: Nuk po shohim ulje të çmimeve
Në muajin janar apo muajin më të gjatë të vitit....

Në muajin janar apo muajin më të gjatë të vitit, siç thonë qytetarët në buxhetin familjar ende nuk ndjehet ulja e paralajmëruar e çmimeve. Thonë se në markete ende blihet me çmimet e vjetra.
“Varet secili e bën llogarinë vet, sipas meje pagat nuk na dalin secilin muaj ka përllogaritjen e vet dhe a kryhen obligimet varet nga shumë faktorë.”, - tha një qytetar.
“Gjithsesi se jo, po bëjmë përpjekje që të mbijetojmë disi. Nuk kam parë ulje të çmimeve, por shpresoj të ketë.”, - theksoi një qytetar.
“Si mbijetojmë” Të mos jenë fëmijët asgjë nuk bëjmë, ata nuk na ndihmojnë. Nuk ka ulje të çmimeve, gënjeshtra janë.”, - u shpreh një qytetar.
Prodhuesit dhe tregtarët në biznesin ushqimor e shfrytëzuan situatën me inflacionin, duke rritur çmimet më shumë se çmimi real, thekson profesori, Branimir Jovanoviq.
“Në këtë situatë kishim qeveri që vetëm shikonte çka ndodh dhe tregonte gjatë tërë kohës se firmat po rrisin çmimet, por nuk ndërmerrej asnjë masë që të parandalohet kjo. Kjo është arsyeja se pse vendi ynë ka inflacion më të lartë në tërë Evropën Perëndimore . Kemi firma për të cilat është me rëndësi vetëm pasuria personale dhe kemi një qeveri e cila luan rolin si të jetojë në një planet tjetër.”, - deklaroi profesori, Branimir Jovanoviq.
Oda e agrobiznesit: Procesi i uljes së çmimeve po rrjedh
Procesi i uljes së çmimeve është në rrjedhë e sipër. Tani është periudhë e stabilizimit dhe nuk ka rritje të re të çmimeve, potencoi Georgievski nga Oda e Agrobiznesit. Pas subvencionimeve rryma ishte arsye për rritjen e çmimeve.
Tani janë çmimet e lëndëve të papërpunuara dhe nga ato do të varet shuma përfundimtare e shitjes së produkteve.
“Një pjesë është rryma shikuar me përqindje varet se nga cila industri ajo ushqimore, industria e qumështit apo mishit, çmimi lëviz nga shtatë deri më 15, ndërsa themelore janë lëndët e papërpunuara që janë 97. 8 për qind dhe këtu ka rritje të pagave për resurset njerëzore.”, - theksoi Goran Georgievski nga Oda e agrobiznesit.
Prodhuesit kanë fitim prej 2 deri më 5 për qind, te marketet për prodhimet e njëjta, fitimi është deri në 35 për qind, sqaron Georgievski. Ndërkohë inspektorati i tregut nuk u përgjigj se sa inspektime janë kryer dhe sa parregullsi janë evidentuar. (Flutura Latifi - Rrahimi, TVM2)
