Obama, paraqet në kongres projekt-buxhetin

03.02.2015 12:32

Presidenti, Barack Obama, paraqet projekt-buxhetin për vitin 2016...

Dokumenti i administratës është vetëm hapi i parë i një debati të gjatë për financat e Amerikës, që do të ekspozojë mosmarrëveshje të thella mes një presidenti demokrat dhe një kongresi të kontrolluar nga republikanët.

Lajmi i mirë është se deficiti federal ka rënë më shumë se 50 për qind vitet e fundit. Përmirësimi i gjendjes financiare në Shtetet e Bashkuara i hapin rrugën përqendrimit tek nevojat e brendshme që në vitet e fundit nuk janë plotësuar sipas presidentit Obama.

Projekt-buxheti i presidentit pritet të anulojë shkurtimet automatike të shpenzimeve, që kanë ndikuar tek gatishmëria ushtarake deri tek përgjigjja ndaj krizave shëndetësore, si Ebola. Kushtetuta amerikane i jep kongresit kompetencat të miratojë ligje për taksat dhe shpenzimet.

Por, presidenti mund të nënshkruaj apo t’u vërë veton ligjeve, që do të thotë se një marrëveshje mes dy degëve të qeverisë do të duhet të arrihet në mënyrë që qeveria të vazhdojë të funksionojë përtej shtatorit kur skadon buxheti aktual.