Botë

Arrestohet bosi i mafies italiane, Meloni: Lufta kundër krimit nuk do të ndalet

16.01.2023 17:56

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pas arrestimit të bosit të Cosa Nostra, Messina Denaro...

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pas arrestimit të bosit të Cosa Nostra, Messina Denaro. Meloni e ka quajtur një fitore të shtetit kundër mafies
 
Një ditë pas përvjetorit të arrestimit të Totò Riina, qeveria po bën të mundur që lufta kundër krimit dhe mafies të vazhdojë pa ndalur,” ka thënë Meloni. Gjithashtu edhe presidenti Sergio Mattarella ka reaguar lidhur me arrestimin e Mattteo Messina Denaro, duke theksuar se pas një bashkëpunimi të ngushtë me drejtësinë bë edhe arrestimi i bosit të mafies.
 
“Një tjetër kryetar i krimit të organizuar del para drejtësisë”, shtoi ai.
 
Bosi italian i mafies Matteo Messina Denaro është arrestuar nga karabinierët në një klinikë private në Palermo, pas 30 vitesh në arrati. Sipas mediave italiane, Matteo Messina Denaro, është arrestuar brenda klinikës private Maddalena në Palermo, ku po merrte trajtim.
 
Djali i bosit të vjetër mafioz të Castelvetrano  Ciccio, aleat historik i Korleonezëve të Totò Riina, ishte i arratisur që nga vera e vitit 1993, kur në një letër që i kishte shkruar të dashurës së tij në atë kohë, Angela, pas masakrave mafioze në Romë, Milano dhe Firence, paralajmëroi fillimin e jetës së tij.