Botë
UNESKO: Rritet numri i gazetarëve të vrarë
16.01.2023 19:59
Pas disa vitesh rënie të njëpasnjëshme, numri i gazetarëve të vrarë në mbarë botën vitin e kaluar...

Pas disa vitesh rënie të njëpasnjëshme, numri i gazetarëve të vrarë në mbarë botën vitin e kaluar është rritur në 86, krahasuar me 55 në vitin 2021, me një rritje prej 36 për qind, njoftoi sot Organizata e KB-së për trashëgiminë kulturore UNESKO.
Më shumë se gjysma e vrasjeve ndodhën në Amerikën e Jugut dhe Karaibe, ndërsa shumica e gazetarëve u vranë në Meksikë, pasuar nga Ukraina dhe Haiti.
“Autoritetet duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të ndaluar këto krime dhe për të siguruar që sulmuesit të ndëshkohen, sepse indiferenca është një faktor i madh në këtë klimë dhune”, tha sekretari i përgjithshëm i UNESKO-s, Odri Azulaj.
Numri i punonjësve të medias të vrarë ra në periudhën nga 2018 deri në 2021 dhe tani është përsëri në rritje. Gjysma e gazetarëve nuk u vranë në detyrë, por gjatë udhëtimit ose në shtëpitë e tyre, kumtoi UNESKO.
