Botë

50 gra afrikane rrëmbehen nga xhihadistët teksa mblidhnin fruta për t’u ushqyer

16.01.2023 20:51

Rreth 50 gra u rrëmbyen në fundjavë në veri të Burkina Fasos në Afrikë...

Siç raportojnë mediat e huaja, dyshohet s gratë janë rrëmbyer nga xhihadistët teksa ato mblidhnin fruta dhe bimë në shkurre, për shkak të mungesës së madhe të ushqimit.

Informacionin e dhanë 3 gra të cilat arritën të arratiseshin. Autoritetet policore kanë nisur kontrolle në të gjithë zonën por deri më tani nuk ka asnjë rezultat.

Kjo zonë kontrollohet shumë nga grupe xhihadistësh të cilët u rrëmbejnë banorëve të zonës ushqimet.

“Popullsia ka konsumuar rezervat e saj ushqimore, ne jemi në prag të një fatkeqësie humanitare,” tha Idrissa Badini, një zëdhënës i shoqërisë civile për AFP.

Që nga viti 2015, Burkina Faso është përballur me një kryengritje të udhëhequr nga xhihadistët e lidhur me Al-Kaedën dhe grupin Shteti Islamik, i cili ka vrarë dhjetëra mijëra dhe ka zhvendosur rreth dy milionë njerëz.

Kombet e Bashkuara thonë se gati një milion njerëz jetojnë në zona të bllokuara në veri dhe lindje të Burkina Fasos.