Maqedoni
Parashikimi i motit
17.01.2023 08:57
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme e me erë....

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme e me erë. Veçanërisht në pjesët perëndimore do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë, kohë pas kohe erë e fortë nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0°C deri në 7°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 9°C deri në 14°C.
Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot me vranësira, në orët e paradites me reshje shiu. Pasdite do të ketë periudha me diell. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 13°C.
