Të paktën katër të vdekur në një stuhi me borë në SHBA
Të paktën katër persona humbën jetën në stuhinë me borë, që më për pak se një javë, për herë të dytë e goditi pjesën verilindore të SHBA-së...

Përfaqësues zyrtarë të shtetit federal amerikan Masaçusets publikuan se një grua ka humbur jetën pasi që është shtypur nga një makinë për pastrimin e borës, ndërsa policia shtetërore në Nju-Jork bëri të ditur se dy persona kanë humbur jetën në një aksident zinxhiror në autostradë në afërsi të qytetit Raj.
Një polic nga Toledo, në shtetin federal amerikan Ohajo, ka vdekur nga sulmi në zemër derisa ka qenë duke e pastruar borën para hyrjes së shtëpisë së tij.
Meteorologët paralajmërojnë se nga Filadelfia deri në Portland dhe Mejn priten temperatura të ulëta, për shkak të të cilave rrugët do të ngrihen dhe do të jenë të rrëshqithshme.
Në Boston dita e dytë me radhë që shkollat janë të mbyllura.
