Pas 19 fitoreve, vjen humbja

03.02.2015 13:06

Atlanta Hawks pëson humbjen e parë, pas 19 ndeshjeve ndaj New Orleans Pelicans, me rezultat 115-100...

Seria fenomenale e fitoreve të Atlanta Hawksit, përfundoi dje në ndeshjen kundër New Orleans Pelicansit.

Që nga fillimi i ndeshjes, është vërejtur se nuk ishte mbrëmja e shqiponjave, ngase e startuan ndeshjen duke i huqur tentimet që i bënin.

Pelikanët e New Orleansit, e mposhtën kundërshtarin më në formë në NBA, me rezultat 115-100, ku ylli i ndeshjes ishte Anthony Davis me 29 pikë e 13 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Eric Gordon me 20 sosh.

Në anën tjetër, 21 pikët e Jeff Teague, nuk mjaftuan për ta vazhduar serinë e fitoreve të Atlantës. Kjo ishte humbja e nëntë e shqiponjave të Atlantës, derisa i kanë 40 fitore dhe gjenden në krye të Konferencës Lindore.

Një sukses me peshë arriti edhe Memphis Grizzlies. Formacioni nga Teeneesse kaloi me shumë vështirësi në Arizona Phoenix Suns 102-101. Monta Ellis realizoi 23 pikë në fitoren e Dallas Maverciks përballë Minnesota Timberwolves 100-94.