Maqedoni
IShP: 203 raste me Covid 19 në një javë, 2 viktima, 61 riinfektime
17.01.2023 14:24
Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, nga data 8 deri më 15 janar janë regjistruar 203 raste të reja pozitive me Covid-19...

Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, nga data 8 deri më 15 janar janë regjistruar 203 raste të reja pozitive me Covid-19, gati 15 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar. U raportuan 61 riinfeksione ose 30 për qind më pak se java paraprake.
2 persona nga Shkupi të moshës 87 vjeçare kanë ndërruar jetë në spital me sëmundje shoqëruese. Aktualisht janë të shtruar 32 persona, që është 6.7 për qind më shumë krahasuar me një javë më parë. 14 prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit. Nuk ka pacientë në ventilim mekanik.
“Vendi ynë është në fazën e përhapjes së transmetimit, në nivelin 1, me kapacitete adekuate reagimi.”, thuhet në raportin e Institutit për Shëndet Publik.
