Maqedoni

Reformat në gjyqësi, ER: Vetëm 50% e masave janë realizuar tërësisht

17.01.2023 14:43

Nga 130 masa të parapara në strategjinë për reforma të sektorit gjyqësor dhe planit aksional për 2017-2022...

Nga 130 masa të parapara në strategjinë për reforma të sektorit gjyqësor dhe planit aksional për 2017-2022, vetëm 52 për qind janë realizuar tërësisht, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të  Revizionit. Në të dhënat e tyre shihet se pjesërisht janë realizuar 34 për qind e masave e 14 për qind nuk janë realizuar fare. 
 
“Mosrealizimi apo realizimi i pjesshëm, vjen si faktor i definimit joadekuat të masave për realizimin e qëllimeve, mungesën e indikatorëve matës, afatet joreale, koordinimin e pamjaftueshëm të institucioneve dhe organeve kompetente bartëse të masave dhe aktiviteteve.”, thanë nga Enti Shtetëror i Revizionit.
 
Nuk janë shfrytëzuar as 40% e mjeteve për ndërtimin e hapësirave të reja. Për 15 masa sipas revizorëve, janë planifikuar 6 milion euro, por deri më 31 dhjetor 2021 janë realizuar vetëm 1.2 milion euro. Nuk janë shfrytëzuar as mjetet për Prokurorinë Publike dhe ndarjen e saj nga Gjykatat. EShR me vërejtje edhe për Këshillin për ndjekje të Implementimit të strategjisë. Sipas revizorëve, ai punon pa metodologji të vërtetuar për evaluimin e rezultateve dhe masave të realizuara. 
 
FLUTURA RAHIMI