Maqedoni

“Target-Fortesa”, lënda i ndahet gjykatësit Ilija Trpkov

17.01.2023 14:56

Gjykata Penale konfirmon se ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit për anulimin e aktgjykimit të shkallës së parë të rastit “Target- Fortesa”....

Gjykata Penale  konfirmon se ka pranuar  vendimin e Gjykatës së Apelit për anulimin e aktgjykimit të shkallës së parë  të rastit “Target- Fortesa”, në të cilën ish-drejtori i DSK-së,  Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska akuzohen për keqpërdorim dhe përgjim të kundërligjshëm. Lënda i është ndarë këshillit gjyqësor, ndërsa është vendosur që të udhëhiqet  nga gjykatësi Ilija Trpkov, për shkak se siç njoftojnë nga Penalja, gjykatësit e mëhershëm nuk janë më në departamentin e drejtësisë për ndjekjen e krimit të organizuar. 
 
Ndërkohë, Gjykata e Apelit njofton se vendimi për anulimin e aktgjykimit do të publikohet ne web faqen e gjykatës, por për momentin sipas tyre, faqja sud.mk ka disa probleme informative teknike.  
Këshilli gjyqësor shtetëror vërteton se në vendimin konkret të rastit  “Target-Fortesa”,  gjykatësi raportues ka tejkaluar të gjitha afatet kohore për vendimmarrje, gjë që e vë në rrezik vjetërsimin e çështjes.
 
Gjykatësi Ilija Trpkov ka udhëhequr edhe lëndët “Organizatorët e 27 prillit”  në kuvend , rastin “ Parcelat e Vodnos”, ku të akuzuar ishin Orce Kamçev dhe Sasho Mijallkov dhe po ashtu ky gjykatës ka drejtuar edhe rastin e vrasjes së Tushevskit në vititn 2001, ku akuzohej ish-ministri, Lube Boshkovski.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU